Liga e parë në futboll/ Ana e mirë e futbollit – tifozët që duam në stadiume!   

Gjesti dinjitoz i tifozëve të Shkupit dhe Shkëndijës në dy supersfidat e fundit Shkupi – Shkëndija dhe Shkëndija – Struga Trim Lum është paralajmërim se në të ardhmen mund të kemi anim dinjitoz të përbashkët me të gjitha tifo grupet qoftë në Tetovë, Shkup, Gostivar, Strugë, Ohër, Kumanovë e gjetiu.

 Java e 32-të e sezonit 2023/2024 përcaktoi Struga Trim Lum për të dytën herë Kampion i Maqedonisë Veriuit në futboll. Dy ndeshjet derbi  Shkupi – Shkëndija dhe Shkëndija – Struga Trim Lum ku fitues dolën ekipet mysafire në sipërfaqe dolën tifozët nga Çairi dhe Tetova tè cilët duartrokitën fitoren e merituar të skuadrave mysafire. Gjestin dinjitoz të mbi 8 mijë tifozëve tetovar e përshëndetën dy trajnerët e ekipeve Jeton Beqiri dhe Meriton Gega

Të paktën edhe në ndeshjen në Shkup edhe sot në Tetovë, u tregua një kulturë e lartë sportive. Ne ndjejm shumë keqardhje që nuk e fituam ndeshjen por megjithate besoj se edhe vitin e ardhshëm të vazhdohet në të njejtën frymë sportive edhe këtu edhe në gjithë shqiptare ku takohen ekipet mes veti”, deklaroi Jeton Beqiri trajner i KF Shkëndija

Duartrokitja e tifozëve tetovar tani më ekipit kampion, me të madhe ka  emocionuar edhe trjaner mysafir Meriton Gega i cili premton se edhe  tifozët strugan do të veprojnë në të njëjtën me të gjitha ekipet shqiptare.

Kjo don të thotë se niveli i gjithë publikut tanimë ka shkuar më lartë. Unë dua ti falënderoj nga zemra për duartrokitjet në fund të ndeshjes siç e bënë  tifozët e Shkupit e njëjta ndodhi edhe këtu. Besoj se e njëta gjë do të ndodhë edhe në Strugë, krejt ekipet shqiptare që janë bashkë të vazhdojmë do të thoja këtë traditë që u bë se kush është më mirë të duartrokitet dhe të vazhdojmë vetëm para” deklaroi trajneri Meriton Gega i KF Struga Trim Lum.

Kujtojmë se në xhiron e fundit të kampionatit do të kemi superderbin Struga Trim Lum – Shkupi, Rabotniçki –Shkëndija dhe Voska Sport – Gostivari, ku shpresojmë se tifozët do vazhdojnë animin  dinjitoz./tvklan.mk

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share