Guardiola: Sa më shumë të luajmë kundër Realit, aq më shumë mësojmë

Pep Guardiola ka insistuar se Manchester City nuk do të hakmerret ndaj Real Madridit, për eliminimin që ua bëri vitin e kaluar.

City u mund nga Real Madrid me rezultatin e përgjithshëm 6-5 në të njëjtën fazë të Ligës së Kampionëve vitin e kaluar dhe tani ata kanë një mundësi për ta korrigjuar.

“Ne nuk jemi këtu për hakmarrje. Ajo që ndodhi, ndodhi në të kaluarën. Mësimi që mund të mësojmë është të mësojmë pak atë që ndodhi, të marrim një rezultat të mirë dhe të performojmë mirë për të na dhënë mundësinë të arrijmë në finale kur të luajmë në Manchester. Kjo është krejtësisht ndryshe nga sezoni i kaluar”, u tha ai gazetarëve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Nuk ndodhi sezonin e kaluar sepse ne luajtëm me Real Madridin dhe ata e dinë se çfarë të bëjnë. Por sa më shumë që luajmë kundër tyre aq më shumë mësojmë. Një vit më vonë ne jemi përsëri këtu. Pas asaj që ndodhi sezonin e kaluar, është një pikë e mirë për ne.”

Pep Guardiola rueda de prensa

Megjithatë, Guardiola pranoi se ishte e vështirë për të që ta pranonte humbjen e sezonit të kaluar.

“Shtatë vjet më parë ne donim të fitonim Ligën e Kampionëve. Sezonin e kaluar ishte [si] fundi i botës, por ja ku jemi përsëri. Të jemi të qëndrueshëm është gjëja më e rëndësishme. Gjëja e rëndësishme është që ne po përpiqemi të përmirësohemi çdo vit. ”, vazhdoi ai.

“Ne ishim të përgatitur edhe vitin e kaluar. Jam i njëjti trajner, kryesisht të njëjtët lojtarë, por lojëra krejtësisht të ndryshme. Ndryshimi është se ndeshja e dytë është në shtëpi dhe gjithçka do të vendoset në Manchester”.

Ndeshja mes Cityt dhe Realit do të zhvillohet sot, duke filluar nga ora 21:00.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share