Taravari: Do të tentojmë marrëveshje me VLEN-in, por nuk përjashtojmë edhe opsione tjera

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar sot se kryesia e ngushtë e partisë do të tentojë të gjejë një gjuhë të përbashkët me koalicionin VLEN për zgjedhjet e ardhshme.

“Në ditët në vijim do të kemi takime intensive. Prioritet është bashkëpunimi me VLEN-in, por nuk i hedhim poshtë as opsionet e tjera rezervë,” theksoi Taravari në një deklaratë për media.

Ai shtoi se Aleanca për Shqiptarët mbetet e hapur për të gjitha mundësitë që shërbejnë interesin e qytetarëve dhe përfaqësimin sa më të denjë të shqiptarëve në institucionet vendore dhe qendrore.

Deklarata e Taravarit vjen në një kohë kur afatet për koalicione parazgjedhore po ngushtohen dhe presioni për bashkim të spektrit opozitar shqiptar po rritet.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share