Hajduti i vjedh makinën, tenisti përmes aplikacionit i ul shpejtësinë e pas disa minutash ia sjell policia

Teknologjia që kishte vendosur në makinën e tij Tesla X i dha mundësi tenisti Australian Nick Kyrgios të rikuperojë brenda pak minutash makinën që një hajdut i kishte vjedhur. Ngjarja ka ndodhur në Canberra të Australisë dhe ka prfshirë nënën e tenistit.

Sipas mediave, në orën 8:30 të mëngjesit, një hajdut hyri në shtëpinë e tenistit, ku ndodhej vetëm nëna e tij. Me armë në dorë, ai kërcënoi nënën e Kyrgios për t’i dhënë çelësat e makinës Tesla, pasi mësoi edhe si ta prëdorë atë.

Pasi hajduti u largua, nëna njofton tenistin, që nga ana e tij njofton policinë. Përpos kësaj, ai prëdori një aplikacion që kishte instaluar në celular dhe që lidhej me makinën e tij, duke i ulur shpejtësinë. Për pasojë, psa vetëm pak minutash, policia vihet në ndjekje të makinës së vjedhur dhe arrin ta ndalojë hajdutin e rikuperojë makinën, që i kthehet të zotit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ai është një 32-vjeçar, që akuzohet për vjedhje me armë, pilotim i makinës pa patent dhe rezistencë ndaj forcave të rendit. Kështu, një aplikacion që kishte montuar në makinë bëri që Kyrgios të rikuperojë brenda pak minutash makinën Tesla që kushton 170 mijë euro. Falë aplikacionit ai uli shpejtësinë e mjetit dhe i tregonte policisë ku ndodhej makina.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share