Leonardio DiCaprio në një lidhje të re

Fotografohet me Vitoria Cerettin dhe prindërit e saj

Leonardo DiCaprio duket se nuk është më “single”. Pas një periudhe shpërqëndrimesh, ylli i kinemasë hollivudiane ka nisur një marrëdhënie të re dashurie me modelen e famshme italiane, Vitoria Çereti.

Ata u shfaqën në krah të njëri-tjetrit, Ditën e Falenderimeve në Londër. Shfaqja e tyre nuk i shpëtoi syrit të paparacëve të cilët i fotografuan.

Ajo çka e bën edhe më serioze çështjen është se çifti shoqërohej edhe nga familjarët e modeles, e cila është 24 vite më e re se ai, duke ngjallur dyshime se 25-vjeçarja mund t’ua ketë prezantuar prindërve partnerin e ri dhe ndoshta mund të bëhet fjalë për një fejesë.

Megjithatë, asgjë nuk është bërë publike zyrtarisht deri më tani. Vitin e kaluar, Di Caprio i dha fund lidhjes 5-vjeçare me modelen tjetër amerikane Kamila Morrone.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share