Mosha është vetëm një numër për Penelope Cruz

Aktorja ka shfaqur linjat e saj trupore teksa pozonte për revistën ‘Vogue’

Penelope Cruz dukej e  mahnitshme teksa pozoi për kopertinën e revistës spanjolle ‘Vogue’.

48-vjeçarja  tregoi  linjat e saj trupore me një bluzë të zezë Versace dhe një palë pantallona të shkurtra, së bashku me një xhaketë Chanel .

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Aktorja zgjodhi një grim natyral ndërsa  flokët e saj të gjata  i stiloi me një gërshet. Ajo u pa së fundmi në Modena, Itali ku pritet të luajë së bashku me aktorin e “Star Wars” dhe “House of Gucci”, Adam Driver, 38 vjeç.

Penelope do të luajë Lauran, gruan e legjendës italiane të garave, Enzo Ferrari. Filmi, i cili do të dalë vitin e ardhshëm, zhvillohet në vitin 1957, ndërsa kompania e Enzo e ndërtuar nga asgjëja përballet me falimentimin. Martesa e tyre është gjithashtu në telashe pas vdekjes së djalit të tyre të vetëm Dino, i cili ishte menduar si pasardhësi i Enzos.

Filmi i ri “Ferrari” është një projekt i regjisorit dhe skenaristit Michael Mann,  i cili ka punuar për dy dekada për të.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share