Princ Leka në polici: Babai i ish-bashkëshortes më rrahu

Princ Leka ka denoncuar në komisariat dhunën nga ish-bashkëshortja, Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia.

Leka ka shkuar në oborrin Mbretëror për të takuar të bijën, e cila jeton atje me nënën e saj. Por aty është përplasur me ofendimet e ish-vjehrrit e më pas në dhunë fizike.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka bërë të ditur se kallzimi në polici është bërë nga të dyja palët.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kujtojmë se divorci i çiftit u konfirmua nga Princ Leka dhe Elia Zaharia në fillim të këtij viti.

Vizion Plus ka siguruar dëshminë e Princ Lekës në komisariatin nr.6:

“Rreth orës 15:20 kam qenë në banesën time në rrugën “Murat Toptani” rezidenca e familjes mbretërore, për të takuar vajzën time të moshës 3 vjeç, pasi me ish-bashkëshorten Elia Zogu, jemi në proces divorci.

Unë fillimisht jam takuar me shefin e administratës së Oborrit, të ciline kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen. Më pas i kam kërkuar administratorit që të më shoqëronte deri tek vajza ime për ta takuar për të cilën me një marrëveshje për zgjidhje martese kemi rënë dakord me ish bashkëshorten. Unë jam ngjitur me administratorin edhe kam gjetur vajzën time të vogël e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj, babait të ish-bashkëshortes, Gjergj Zaharia.

Në këtë moment unë kam përqafuar vajzën time edhe Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke më thënë ti duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua. Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke iu drejtuar Gjergjit që të mos ofendojë e kërcënojë sidomos në prani të vajzës dhe I kam kërkuar që ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën.

Në këtë moment situata ka agravuar, Gjergj Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët e mia. Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës, por Gjergji ka vazhduar duke më goditur dhe më ka grisur xhupin si edhe ka marre edhe nje sende te forte(statuj druri) me të cilin më ka goditur”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share