Lëndohet Zverev, Rafael Nadal siguron finalen e Roland Garros

Ka përfunduar përballja gjysmëfinale mes Rafael Nadal dhe Alexander Zverev, ku tenisti spanjoll ka arritur ta sigurojë finalen e Roland Garros.

Nadal e mposhti tenistin gjerman pasi që ky i fundit pësoi një lëndim të frikshëm në kyçin e këmbës, ku edhe iu nevojit ndihma mjekësore për ta larguar atë me karrige me rrota nga fusha.

Para se Zverev ta pësonte lëndimin dhe të largohej nga loja, Nadal ishte duke udhëhequr me shifrat 7-6 (10-8) 6-6, kështu duke siguruar fitoren dhe duke kaluar në finale të French Open.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pas një pushimi të shkurtër, Zverev u kthye me paterica dhe iu dha një përqafim i ngrohtë nga Nadal përpara se turma të ngrihej në një ovacion të fortë.

Tani, në finale të French Open, Nadal do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Casper Ruud dhe Marin Ciliq.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share