LEN: BDI po rikthen komunizmin dhe konceptin e “shqiptarëve të ndershëm”

Lidhja Europiane për Ndryshim ka akuzuar BDI-në se po rikthen komunizmin dhe konceptin e ”shqiptarëve të ndershëm”.

”Lidhja Europiane për Ndryshim me shqetësim po ndjek fushatën e BDI dhe Këshillin gjyqësor për shkarkimin e zonjës Besa Ademi nga pozita e Kryetares së Gjykatës Supreme. Rikujtojmë opinionin se lufta për shkarkimin e zonjës Ademi ka për qëllim kthimin e Gruevskit dhe amnestimin e plotë të tij! Strategjia per komprometimin e zonjës Ademi është prodhuar në Ministrinë e propagandës të Artan Grubit, ndërsa fushata realizohet përmes portaleve-fantome të cilat e kanë selinë në po këtë minisitri.

Paralajmërimet e sotme për shkarkimin e zonjës Ademi nga posti i Kryetares së gjykatës konfirmojnë se Lidhja Europiane për Ndryshim kishte te drejtë – se presioni politik është i drejtuar nga qeveria tek gjykata supreme, si pengesë e fundit për kthimin e Gruevskit. Kishim të drejte kur pyetëm a po përgatitet kthimi i Gruevskit me ndihmen e BDI, kishim te drejtë kur alarmuam për presionet politike nga BDI drejtuar kundër Besa Ademit!

Ideatori dhe ekzekutori i kthimit të Gruevskit – BDI, sot ka dëshmuar edhe një herë se ajo që dikur ishte parti politike e udhëhequr nga idealet, sot është kthyer në strukturë parapolitike e udhëhequr nga intereset, krimi i organizuar dhe korrupsioni. Duke u kthyer në sponzor të shkarkimit të Besa Ademit, BDI ka konfirmuar pretendimet tona se sot në Maqedoninë e Veriut, një shqiptar mund të përparojë vetëm si i dëgjueshëm i pushtetit dhe servil i BDI-së, jo për shkak se është i kualifikuar, i aftë, i ditur!

Në kohen e masave të dhunshme të Serbisë në Kosovë, shqiptarët të cilët nuk e kishin refuzuar dëgjueshmërinë pushtetit quheshin ‘shqiptarë të ndershëm’. Duke e luftuar Besa Ademin, BDI po na kujton se ‘shqiptari i ndershëm’ nuk eshte zhdukur! ‘Shqiptari i ndershëm’ sot është kudo ku BDI ka instaluar njerëzit e vet që punojnë për partinë, jo për popullin.

Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut kurre nuk u ka munguar liria më shumë se sot kur atë ua kontrollon dhe formulon partia në pushtet me militantët e vet” – thuhet në kumtesën e Lidhjes Europiane për Ndryshim.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share