Laporta: Shpresoj që kapitulli Leo Messi te Barcelona të mos jetë mbyllur

Me rastin e Claisco-s të luajtur në Las Vegas në miqësroen e luksit mes Real Madrid dhe Barcelona, presidenti i atalanasve, Joan Laporta, ka folur në një intervistë të dhënë për ESPn edhe për Leo Messi-n dhe mundësinë e një kthimi të tij të mundshëm.

“Besoj, shpresoj dhe uroj që kapitulli Leo Messi te Barcelona të mos jetë mbyllur”, ka thënë numri një i klubit blaugrana.

“Besoj se është një përgjegjësi e jona që ky kapitull të mbetet i hapur, që të mos mbyllet përfundimisht, dhe që të na japë një fund më të shkëlqyer nga sa ka qenë në të vërtetë”.

Laporta ka vazhduar më pas në nivel personal gjithmonë në lidhje me kthimin e mundshëm të Pleshtit: “Nëse ndihem në borxh me Messi-n? Po.

“Moralisht, si president i Barcelona-s, kam bërë zgjedhjen e duhur, por në nivel personal besoj se jam akoma në borxh me të”, ka thënë Laporta.

Të shohim se çfarë do të ndodhë me shtatë herë fituesin e Topit të Artë, për të ardhmen e të cilit po qarkullojnë shumë zëra nga rinovimi me PSG te transferimi në MLS dhe, tani, edhe një kthim i bujshëm te Barcelona.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share