Pajtohen tifozët shqiptarë, “Shvercerat” dhe “Ballistët” shtrijnë dorën e pajtimit në Prekazin legjendar

Humanisti dhe hoxha i njohur, Halil Kastrati ka konfirmuar pajtimin e dy tifozërive shqiptare nga Maqedonia e Veriut, “Shvercerave” të Shkupit dhe “Ballistëve” të Shkëndijës nga Tetova.

“Shvercerat” dhe “Ballistët” kanë kohë që kishin acaruar dhe tensionuar raportet mes vete dhe kulmi ishtë këtë muaj.

Tifozët e Shkupit shfrytëzuan ndeshjen e Kupës ndaj Shkëndijës për të hyrë në fushë dhe për t’i sulmuar lojtarët, gjë që irritoi tifozët nga Tetova, të cilët kërcënuan me veprime reciproke.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Megjithatë, nuk ka shkuar larg dhe tashmë është arritur paqja mes dy tifozërive dhe e gjithë kjo me ndërmjetësimin e humanistit dhe hoxhës së njohur, Halil Kastrati.

Është vet Kastrati, i cili me anë të profilit privat ka konfirmuar se dy tifozëritë kanë shtrirë dorën e pajtimit dhe kanë dhënë besën në Prekazin legjendar.

https://www.instagram.com/p/ClLZwH0Mzpg/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share