Liga e dytë: Derbi Vardari – Gostivari përfundoi me barazim pa gola

Vardarit nuk i ndihmuan as “Komitët” dhe një lojtar më tepër 

Ndeshja derbi i javës së 24-të mes Vardarit dhe Gostivarit, që u zhvillua në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari, në praninë e numrit të madh të tifozëve vendas, ka përfunduar me barazim pa gola.  Vendasit nga minuta e 39-të luajtën më një futbollist më tepër, pasi futbollisti futbollisti Stojan Stojçevski u ndëshkua me karton të kuq

Vardari ishte edhe më aktiv në pjesën e parë kur krijoi edhe disa raste, por që nuk u realizuan, ndërsa në pjesën e dytë ra ritmi i lojës që dëshmon edhe rrjedha se nuk kishte ndonjë moment për tu veçuar edhe pse vendasit ishin me një futbollist më tepër në fushën e gjelbërt.

Pas përfundimit të ndeshjes, dy  ekipet me nga një pike të fituar mbeten në pozicionet e njëjta. Vardari  me  56 pikë, ndërsa Gostivari me 55, por  nëse në ndeshjen e nesërme Voska Sport shënon fitore, do të ketë epërsi prej tri pikëve. Ndërsa nga ky barazim më tepër ka përfituar Pelisteri i cili mund të shpresojë për pozitën që e dërgon në balotazh.

Vardari tani ka një orar më të vështirë deri në përfundim  të kampionatit, që në xhiron e 25-të është mysafire e Voska Sportit në Ohër.

Shtatë ndeshjet  tjera  të javës së 24-të luhen të shtunën me fillim në ora  16:00. Takohen: Arsimi – Kamenica Sasa, Belasica – Sloga Vinicë, Detonit Plaçkovica – Karaormani, Kozuv – Besa, Ohri – Lokomotiva Pehçevë, Pelisteri – Boreci, Teteksi – Voska Sport .

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share