Kuvend: Nisi debati për ndryshimet Kushtetuese

NEVOJA PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE PËRFUNDOI PA VOTIM

Në Kuvend, debati për nismën për ndryshimet kushtetuese zgjati thuajse tri orë. Votimi në mënyrë plotësuese do të caktohet nga Kryeparlamentari, që shkaktoi pakënaqësi tek deputetët e opozitës, sic thanë, për të dëshmuar se qeveria nuk ka shumicën prej 80 deputetëve, njofton KlanM.

“Tani kemi momentin kur qytetarët përmes përfaqësuesve të tyre I thanë jo asaj që qeveria e shtyn si diktat bullgar. Duhet të shpërndahet parlamenti dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme” – tha Nikolla Micevski, VMRO.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sic njofton KlanM, tha se motivi për ndryshimet kushtetuese është hyrja e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Propozimi është I yni I bazuar në Propozimin Evropian dhe Marrëveshjen e vitit 2022. Propozimi është shkruar këtu në Shkup dhe debatohet në Kuvendin e Maqedonisë, në Shkup. I hedh poshtë tezat e rreme se ekziston ndonjë diktat. Ekziston vetëm shansi ynë historic të bëjmë dicka të mirë për vendin. Është ky propozim maqedonas, mbështetur nga BE-ja dhe partneri ynë strategjik SHBA-të” – deklaroi Kovaçevski.

Opozita maqedonase që kundërshton ndryshimet, sic njofton KlanM, nuk dëshiron që rruga drejt Brukselit të shkojë përmes Sofjes.

“Këmbanat këtë radhë bien për Maqedoninë dhe është koha e fundit të tregojmë se jemi një shtet I vërtetë evropian që dëshiron që në rrugën drejt BE-së të shkojë sikurse të gjithë anëtarët aktual. Nuk guxon të ketë kritere të vecanta. Ky propzim nuk duhet të mbështetet, por duhet të pyeten qytetarët në zgjedhje, për shkak se kjo qeveri është e delegjitimuar” – tha Gordana Siljanovska, VMRO.

Pas përfundimit të seancës parlamentare, Kryeministri Kovaçevski, sic njofton KlanM, përmes një konference për media tha se nuk do t`i nënshtrohet bllokimeve të opozitës, por do të vazhdojë të sigurojë shumicën e domosdoshme.

“Nëse ata nuk dijnë të debatojnë në shtëpi, sit ë presim se do të argumentojnë dhe debatojnë me bashkësinë ndërkombëtare. Qëllimi I tyre është që të mos negociojnë për marrëveshje të re, port ë bllokojnë, port ani s`ka hapësirë manipulimi për VMRO-DPMNE-në” – tha Kovaçevski.

Deputeti i pavarur Skender Rexhepi propozi që në Kushtetutë të shtohen Torbeshët dhe Goranët, kurse për Halil Snopçen e ASH-së, anëtarësimi në BE paraqet siguri më të madhe për ruajtjen e identitetit të popullit maqedonas, njofton KlanM.

Deputeti I BDI-së, Arbër Ademi ishte I prerë se qytetarët janë për BE-në, për standard më të mirë jetësor e jo për izolim.

Fadil Zendeli nga BESA kërkoi të fshihet formulimi “20%”, sic tha, pasi kufizon përdorimin e gjuhës shqipe.

Mbetet e pasigurtë se kur Kryeparlamentari Talat Xhaferi do të thirrë vazhdimin e seancës, pasi është e qartë se qeveria nuk e ka shumicën e nevojshme prej dy të tretave për etapën e parë të hapjes së Kushtetutës, proces I cili ka tri faza.

Pas kësaj, sic njofton KlanM, pason faza e dytë ku konstatohen draft-amendamentet për cka nevojiten 61 vota.

Më pas draft-amendamentet, përmes diskutimit publik, finalizohen si propozim-amendamente dhe kthehen në Kuvend ku nis faza e tretë për cka sërish e domosdoshme është shumica prej dy të tretave. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share