Pendarovski: Nuk e kemi parë propozimin francez për heqjen e vetos bullgare ndaj RMV-së, nuk dua të komentoj se çka po ndodh në Sofje

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski gjatë konferencës për media me kryetarin e Këshillit Evropian  Sharl Mishell në Forumin e Prespës që po mbahet në Ohër tha se  se deri më tani në vend nuk ka arritur asnjë propozim francez për zgjidhjen e kontestit me Sofjen. Në të njejtën kohë Pendarovski shtoi se nuk dëshiron të komentoj atë se çka po ndodh në Sofje pasiqë ajo është dinamika e tyre e brendshme në politikë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Ne këtu në Shkup nuk kemi parë propozim francez, ne flasim me kolegët tanë bullgar, për këto bisedime kohë pas kohe jeni të informuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. Nuk kam asnjë qëllim që të komentojë se çfarë po ndodh në Sofje, ajo është dinamikë e brendshme e tyre në politikë dhe nuk është e jona ta komentojmë”, tha mes tjerash Pendarovski.

Ndryshe  mediat bullgare njoftuan se Petkovi  sot në Asamblenë Popullore do ta dërgojë propozimin francez për heqjen e vetos së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share