“Kurti po më duket si ‘Luli i vocërr’”, Limaj: Marrëdhëniet zyrtare Shqipëri-Kosovë janë në nivelin më të ulët

Politikani nga Kosova Fatmir Limaj në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan është shprehur se momenti kur Kryeministri Rama i ka mbyllur sytë Kryeministrtit të Kosovës, Albin Kurtit në Kongresin e Partive Socialiste Evropiane në Berlin, Kurti i është dukur si “Luli i vocërr”, personazh i poetit Migjeni.

Fatmir Limaj: Këtu po më duket si “Luli i vocërr”.

Blendi Fevziu: Kryeministri i Kosovës?

Fatmir Limaj: Po.

Gjatë fjalës së tij, Fatmir Limaj ka deklaruar se marrëdhëniet institucionale Shqipëri-Kosovë nuk kanë qenë asnjëherë në nivelin më të ulët se tani.

Fatmir Limaj: Marrëdhëniet insitucionale zyrtare nuk kanë qenë asnjëherë në nivelin më të ulët se tani. Duke nisur dhe nga fakti që Kurti, në një nga kazuat e tij ka pasur bashkimin kombëtar, gjërat patriotike. Ne duhet t’i bëjmë një pikëpyetje vetes: Si është e mundur nga një kauzë e tillë në momentin që kjo vjen në pushtet, marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri në nivelin zyrtar janë në nivelin më të ulët./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share