Kuba zbulon rrjetin rus të rekrutimit të kubanëve për të luftuar në Ukrainë

Ministria e Jashtme e Kubës ka bërë të ditur se ka zbuluar një rrjet të trafikut njerëzor që synon rekrutimin e popullsisë kubane për të luftuar për Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës.

Në njoftim thuhet se kubanët që jetojnë në Rusi dhe “madje disa në Kubë” ishin “inkorporuar në forcat ushtarake që merrnin pjesë në luftën në Ukrainë”.

Tutje thuhet që Kuba është një aleat i ngushtë i Rusisë, por “ajo nuk është pjesë e konfliktit në Ukrainë”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Madje gazeta ruse, “Ryazan Gazette” ka raportuar që nga fillimi i luftës se kubanët që jetonin në Rusi u ishin bashkuar forcave luftarake ruse që luftojnë në Ukrainë në këmbim të një premtimi për të marrë nënshtetësinë ruse.

Mirëpo nuk është ende e qartë nëse deklarata e Ministrisë së Jashtme të Kubës është e lidhur me raportet në gazetën “Ryazan”, mirëpo në deklaratën e publikuar thuhet se “Kuba mban një qëndrim historik të fortë dhe të qartë kundër përdorimit të mercenarëve.

“Ne do të veprojmë me vendosmëri kundër atyre që… përfshihen në trafikim njerëzor me qëllim të rekrutimit të qytetarëve kubanë për të mbajtur armë në cilindo vend”, thotë njoftimi, shkruan BBC, transmeton Klankosovs.tv.

Ministria e Jashtme kubane nuk specifikoi se kush qëndron pas operacionit, ndërsa nuk ka pasur ende ndonjë reagim nga Rusia në lidhje më deklaratat e Kubës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share