Bllokohet ura e New Yorkut, me protestë kërkohet armëpushim në Gaza (VIDEO)

Qindra protestues kanë bllokuar Urën e Manhatanit në New York-ut, për të kërkuar një armëpushim të përhershëm në Gaza.

“Priten arrestime masive pasi qindra protestues me Zërin Çifut për Paqe po pushtojnë rrugën e urës së Manhatanit, duke e ndalur trafikun e saj në Brooklyn”, shkroi në X, gazetarja Oliya Scootercaster.

Sipas marrëveshjes aktuale armëpushimi përfundon të hënën, ndërsa Hamasi ka kërkuar që kjo të zgjatet.

Izraeli më parë ka thënë se armëpushimi mund të zgjatet nëse lirohen të paktën 10 izraelitë në ditë, megjithëse ka këmbëngulur gjithashtu se pauza do të jetë vetëm e përkohshme dhe është zotuar se do të zhdukë Hamasin.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share