Kthehet në rigjykim lënda ku Mijallkov është i dënuar me 8 vite burg

Gjykata e Apelit shfuqizoi aktgjykimin për rastin “Thesari”

Gjykata e Apelit Shkup ka shfuqizuar aktgjykimin e shkallës së parë për rastin “Thesari”, në të cilin njëri nga të dënuarit është edhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, me tetë vite burg. Nëpërmjet një komunikate për media, gjykata informoi se pas mbajtjes së seancës publike, ka sjell vendim që të pranojë ankesat e të akuzuarve, të shprehura përmes avokatëve të tyre dhe me këtë, shfuqizon aktgjykimin dhe kthen lëndën në rigjykim në Gjykatën Penale Shkup.

“Gjykata e Apelit Shkup konstatoi se, gjykata e shkallës së parë gjatë procedurës për këtë lëndë, ka bërë shkelje të dispozitave nga Ligji për procedurë penale, me çka vihet në pikëpyetje gjendja faktike dhe zbatimi i drejtë i Kodit Penal”, thonë nga Gjykata Penale në Shkup.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Rasti “Thesari” ka të bëjë me mënyrën e furnizimit të pajisjes britanike për ndjekjen e komunikimeve. Në vend të blerjes së drejtpërdrejtë në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjykata në lëndën “Thesari”, e ngritur nga ish Prokuroria Speciale, kishte konstatuar se pajisja nga britanikja “Gama” është blerë përmes kompanisë private “Finzi”, me çka Mijalkov dhe tre të akuzuarit tjerë ish funksionar të Drejtorisë dhe të MBP-së, Goran Grujovski, Nebojsha Stajkoviq dhe Toni Jakimovski kanë përfituar pasuri materiale në llogari të buxhetit të shtetit. Sipas aktakuzës, me këtë buxheti i shtetit është dëmtuar për rreth 48,5 milionë denarë.

Dënim më i lartë iu shqiptua Grujevskit, i cili u dënua me 15 vite burg, Mijallkov u dënua me 8 vite burg, ndërsa Stajkoviq dhe Jakimovski u dënuan me nga 5 vite burg./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share