Qytetarëve do t’u kushtojë më pak thirrja telefonike gjatë qëndrimit në vendet e BE-së

ALIU: ULET ÇMIMI I ROAMINGUT PËR 30% ME SHTETET E BE-së

Qytetarët të cilët do të udhëtojnë në shtetet e Bashkimit Europian do të paguajnë çmim më të ulët për 30% për roaming, Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, thotë se janë dakorduar kushtet për uljen e plotë të çmimeve të shërbimeve roaming dhe barazimin e tyre me çmimet e brendshme të shërbimeve nga operatorët telefonikë.

“Nga 1 tetori ka hyrë në fuqi marrëveshja ndërmjet operatorëve të Bashkimit Evropian dhe operatorëve nga Ballkani Perëndimor për uljen e çmimeve në përputhje me proceset e Bashkimit Evropian. Kjo do të thotë se qytetarët dhe biznesmenët tanë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, kur shkojnë jashtë vendit, tashmë kanë 30 për qind më pak shpenzime roaming, dhe anasjelltas, qytetarët nga Bashkimi Evropian do të kenë 30 për qind më pak shpenzime roaming” – tha Azir Aliu ministër i Informatikës dhe Administratës Shtetërore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndryshe nga 1 tetori filloi ulja e çmimeve të roaming-ut mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, gjë që parashikonte edhe deklarata e nënshkruar në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, më 6 dhjetor 2022. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share