Kryqi në Kodrën e Diellit: Pendarovski – Osmani, lojë partiake parazgjedhore!

ANGELOV: ME SHOKËT E 2001-shit DO TA MBROJMË KRYQIN!

Vazhdojnë reagimet pas vendosjes së Kryqit në Kodrën e Diellit. Presidenti Pendarovski dhe Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, këtë akt e konsiderojnë si fushatë parazgjedhore dhe përfitime të pikëve politike. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, nga Kodra e Diellit, tha se në pranverë do të legalizohen të gjitha objektet fetare edhe objektet e kultit në këtë komunë, përcjell KlanM.

Tensionet ndëretnike dhe retorika nacionaliste paraqesin akt të rrezikshëm për të ngritur rejtingjet partiake – konsideron Presidenti Pendarovski, duke komentuar vendosjene Kryqit në Kodrën e Diellit. Sipas tij, një aventurë e këtillë, askujt nuk i duhet.

“Sipas meje, asnjë tension politik në suaza të raporteve ndëretnike nuk mund ta destabilizojë Maqedoninë, për shkak se kemi një kornizë që funksionon tashmë 22 vite. Si praktikë politike janë të rrezikshme përpjekjet e individëve, subjekteve politike për fituar pikë politike. Mund të përkeqësohen marrëdhëniet ndëretnike dhe kjo ëhstë gjëja e fundit që do të donim përskaj gjithë problemeve që I kemi”, tha Stevo Pendarovski.

Sipas Ministrit Osmani, në mungesë të ofertës reale politike, disa parti në fushatë parazgjedhore përpiqen të përfitojnë nga temat nacionaliste.

“Kjo me siguri është një prezantim i dakorduar I Besës, e cila në mungesë të kapaciteteve që të ofrojë jetë më të mirë për qytetarët hynë në aranzhim të forcave nacionaliste nga të dyja palët me qëllim të shkaktimit të tensioneve. Nuk ka qëllim të ndershëm në këtë veprim që është i turpshëm për vendin”, tha Bujar Osmani.

Por, nga ana tjetër, Kryetari i partisë “Dinjiteti”, Stojançe Angelov, përmes një postimi në Facebook ka ndezur gjakrat.

“Mirë është të ruhet qetësia dhe të mos biem pre të provokimeve, por shtrohet pyetja, çfarë do të ketë në të ardhmen nëse nuk bëjmë rezistencë agresive nga ana jonë maqedonase? Për këtë shkak, i paralajmëroj faktorët politik shqiptar në vend, assesi të mos përmendin fjalën “rrënim” dhe “mënjanim” për kryqin në Kodrën e Diellit. Në të kundërtën, unë si qytetar, me disa miq të vitit 2001 do të organizojmë mbrojtjen e tij. Kurse ju provoni ta rrënoni”

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, nga Kodra e Diellit, tha se në pranverë do të legalizohen të gjitha objektet fetare edhe objektet e kultit në këtë komunë, kurse si pjesë e Frontit Opozitar Shqiptar, para selisë së Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare, kërkoi që kryqi të hiqet, duke e konsideruar vendosjen e tij si provokim./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share