Kryeministri Talat Xhaferi takon volejbollisten tetovare, Erjona Jonuzin

Kryeministri në Qeverinë Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot në kabinetin e tij ka takuar volejbollisten tetovare Erjona Jonuzi, e cila është fituese vetme e titullit MVP në garat evropiane edhe krahas disfatës së Maqedonisë së Veriut kundër Letonisë. Në faqen zyrtare të kryeministrit, thuhet:

“Sot u takova me sportisten Erjona Jonuzi, volejbollisten e re me karrierë të ndritshme 12 vjeçare.

E urova që është fituesja e vetme e titullit MVP në garat evropiane edhe krahas disfatës së Maqedonisë së Veriut kundër Letonisë. Shqiptarja e vetme në reprezentacion, e cila luan në pozitën specifike të pasuesit, fituese e mirënjohjes nga Agjencia e të Rinjve dhe Sportit dhe nga Komuna e Tetovës. Karriera sportive e Erjonës ka ardhmëri të ndritur të cilën e mbështes pa rezerva”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share