Kryeministri Kovaçevski ankohet për opozitën në Vjenë

“MË PARË BLLOKADA NA VINTE PREJ JASHTË, TANI PO BLLOKOHEMI PREJ BRENDA”

Kryeministri Dimitar Kovaçevski po qëndron në Vjenë, ku edhe u takua me homologun e tij, kancelarin Karl Nehammer.

E sot, ai mbajti një ligjëratë në Akademinë politike të Vjenës ku foli për procesin integrues të shtetit dhe sfidat në të cilat po kalon Maqedonia e Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Edhe në Vjenë, Kovaçevski ankohej për veprimet politike të opozitës.

“Deri më tani vetoja vinte nga një anë e tretë nga jashtë. Kësaj radhe vetoja mund të vjen nga brenda, nga vet shteti. Për këtë shkak them se procesi i integrimit evropian, nuk është proces vetëm i një personi, nuk është proces i një partie politike, proces i një qeverie, është proces i gjithë shoqërisë” – tha Kovaçevski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200


Sipas tij, të gjitha vendimet të rëndësishme për shtetin i kanë marrë politikan që vijnë nga radhët e Lidhjes social demokrate.

“Të gjitha vendimet që janë marrë në shtetin ton, të gjitha vendimet strategjike janë marrë nga partitë politike progresive. Procesin e shpalljes së pavarësisë e udhëhoqi Kiro Gligorov, ai kishte anëtarësi në Lidhjen social demokrate, numri i anëtarësisë ishte 001. Tranzicionin prej në ekonomi socialiste në ekonomi kapitaliste, liberale është zbatuar nga një Kryeministër social-demokrat. Anëtarësimi në NATO dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të rënda i bëri paraardhësi i im, lideri i Lidhjes social demokrate. Para tij, nënkryetarja e Socialistëve evropian e nisi nismën për nënshkrimin e marrëveshjes për stabilizim dhe asocim. Dhe sërish, bisedimet dhe pranimin e kornizës negociuese me BE-në filloi me Kryeministër nga Lidhja social demokrate” 
– tha Kovaçevski.

Kovaçevski foli edhe për ndërhyrjen e vendeve të treta që nuk e duan Maqedoninë e veriut si anëtarë të BE-së. Ai tha se ka struktura mediatike, analistë por edhe parti politike që hapur punojnë kundër integrimit të shtetit. E fjalë miradije pati për iniciativën Open Ballkan. Sipas tij, retorika e miqësisë e politikanëve që janë pjesë e kësaj iniciative ka prodhuar bashkëpunim më të mirë edhe tek qytetarët. Pas nisjes të kësaj iniciative, sipas Kovaçevskit numrat e të gjitha shteteve sa i përket eksportit janë përmirësuar. 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share