Lekaj: RMV-ja duhet ti ndjek shembujt e Kroacisë lidhur me negociatat me BE-në

NGA KROCIA NUK KA KUSHTËZIME POR PROPOZIME PËR PËRFSHIRJEN E KROATËVE NË KUSHTETUTË

Maqedonisa a Veriut duhet të ndjek shembujt e Kroacisë lidhur me negociatat për në BE thotë Ermira Përlaskaj Lekaj. ajo theksoi se shteti kroatë është pro që RMV-ja dhe Shqipëria sa më shpejtë të jenë pjesë e kësaj familje evropiane. 

Kroacia si një ndër vendet më të reja anëtare e BE në vazhdimësi është duke i dhënë ndihmë Maqedonisë së Veriut që sa më lehtë ti kalojnë vështirësitë me të cilët përballet për të vazhduar negociatat me BE, kështu u shpreh në emisionin Klan Debat deputetja shqiptare në parlamentin e  Kroaci, Ermina Përlaskaj Lekaj. Ajo shtoi se luftimi i korupcionit dhe sundimi i së drejtës duhet të jenë çështjet kryesore ku duhet koncentruar institucionet e vendit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

”Një ndër diplomatët më të njohur kroat Dromlank vjen dy here në muaj dhe jep trajnime të ndryshme të diplomacies kroate. Për ndryshimet e ligjeve ka shumë ekspert nga ministria e drejtësisë që që vijnë dhe japin trajnime. Kroacia shkonë me atë moto që aty ku kemi gabuar ne mos gaboni ju. Ne deri diku e kemi trasuar rrugën dhe është më mire që ti tejkaloni ato pengesa që ne i kemi pasur” – Ermina Përlaskaj Lekaj – Deputete në parlamentin e Kroacisë.

Sa i përket hapjes së kushtetutës ajo njoftoi se nga shteti kroat nuk ka kushtëzime por vetëm propozime që edhe kroatët të jenë pjesë e kushtetutës. Lekaj apeloi opozitën që në momente që kanë të bëjnë me çështje historike dhe kur janë në pyetje interesat më të mëdha të vendit të bëhen bashkë edhe pozita edhe opozita.

”Përveç bullgarëve do të dëshiroja që edhe kroatët të jenë pjesë e kushtetutës dhe kjo do ta pasuronte, më shumë shoqërinë maqedonase. Nuk ka insistime nga pjesa kroate për futjen e kroatëve në kushtetutë po ka propozime por jo kushtëzime. Çdo herë duhet të ketë kompromis për një të ardhme më të mirë, në momente historike kur kanë qenë momente që kanë të bëjnë me intersat  e përbashkëta të vendit të bëhen bashkë opozitë dhe pozitë” Ermina Përlaskaj Lekaj – Deputete në parlamentin e Kroacisë.

Ajo si shembull e mori shtetin kroat ku njotoi se në preambulën e Kushtetutës kroate është edhe komuniteti shqiptar dhe kjomundëson që shqiptarët të kenë të drejtë ta përdorim gjuhën shqipe. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share