KRRE: Konsumatorët e lidhur në Ballkan Enerxhi Grup të vazhdojnë t’i paguajnë me rregull faturat mujore për energjinë termike të dërguar.
Ushtruesi i tanishëm i veprimtarisë energjetike, i cili ka kërkuar ndërprerjen apo të cilit i është hequr licenca, në përputhje me Ligjin e Energjetikës është i detyruar të mundësojë shërbimin publik deri sa të zgjedhet ushtruesi i ri i veprimtarisë energjetike, respektivisht në këtë rast të prodhimit, të shpërndarjes dhe të furnizimit me energji termike. Deri në zgjedhjen e ushtruesit të ri të veprimtarisë energjetike, BEG-u ka për detyrë të ushtrojë veprimtarinë publike të prodhimit, të shpërndarjes dhe të furnizimit me energji termike.
Nga ana tjetër, në përputhje me Rregullat e Furnizimit me Energji Termike dhe me Sistemin Tarifor, konsumatori është i detyruar që rregullisht t’i paguajë faturat e shërbimit të kryer.
Konsumatori ka për detyrë ta paguajë shumën e faturës dhe faturat e papaguara nga muajt paraprakë kalendarik të cekur në faturë për muajin e fundit kalendarik – qëndron në Rregullat e Furnizimit me Energji Termike, njoftojnë nga KRRE.
Lexo gjithashtu
I dërguari special në Qeverinë gjermane, Manuel Saracin në takime në Kuvend
I dërguari special i Qeveris së Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin sot në Kuvendin…
17.05.23 10:56
Bekteshi: Qytetarët të jenë të qetë, çmimet e produkteve ushqimore bazë nuk do të rriten
“Ministria e Ekonomisë qëndron plotësisht prapa Vendimit për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, të cilin e…
06.10.23 15:25
Çair: Grabitet pompa e benzinës
“Më datë 26.09.2022, në ora 02:26, në SPB-Shkup është raportuar se në një pikë karburanti në rrugën “Kemal…
26.09.22 17:14