Pendarovski sqarohet sërish për kandidimin: Cili njeri normal mendon për pushtet e mandate në këto kohë tragjike?

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski është sqaruar edhe njëherë në lidhje me mundësinë e kandidimit apo jo edhe për një mandat tjetër në krye të Presidencës. Siç përcjell klanM, Pendarovski ka thënë se është ende herët për të marrë vendim dhe se ende ka kohë për të vendosur, ndërsa momentalisht, siç thotë ai, është i fokusuar tek familjet e viktimave dhe ngajrjeve tragjike që tronditën vendin ditët e fundit.

“Unë thashë se nuk mendoj, dhe të them të drejtën, nuk e di cili njeri normal, qytetar i Maqedonisë sonë apo politikan të paktën, mund të mendojë për pushtet, për zgjedhje, për mandate në këto kohë kaq tragjike që po i kalojmë. Zgjedhjet janë vitin e ardhshëm, të planifikuara për prill dhe maj, kemi kohë të mjaftueshme pas Vitit të Ri për të menduar për ato gjëra, por në këtë moment mendimet e mia janë të drejtuara vetëm për familjet e viktimave dhe natyrisht në kuadër të funksionit tim të punoj deri në fund të mandatit, në përputhje me nevojat e qytetarëve që më dhanë nderin të drejtoj vendin para katër vitesh e gjysmë”, deklaroi Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share