Kroaci-Argjentinë në gjysmëfinale

Eliminohen Brazilin dhe Holanda

Kroaci-Argjentinë është gjysmëfinalja e parë e këtij Botërori. Kroacia befasoi Brazilin, favorit për të fituar trofeun, duke e eliminuar nga gara. Një sfidë e vendosur te penalltitë edhe falë besimit të lojtarëve kroatë. Brazili pati disa mundësi shënimi gjatë kohës së rregullt, por pa mundur të kalojë portierin Livakoviç. Kjo e çoi sfidën në shtesë. Presioni i Selecaos u shtua dhe goli erdhi nga ylli i saj.

Neymar shmangu mbrojtësit dhe portierin Livakoviç për të dërguar topin në rrjetë, duke u barazuar me Pele në kuotën e 77 golave. Kur po pritej që të mbyllej me avantazhin e brazilianëve Petkoviç barazoi rezultatin në 1-1, duke e shtyrë sfidën te penalltitë. Kroatët u treguan të saktë te katër 11-metërshat e goditur, ndërsa brazilianët gabuan, duke u ndëshkuar. Pas takimit trajneri Tite njoftoi se nuk do të jetë më në krye të ekipit.

Me penallti u vendos edhe sfida tjetër ku Argjentina kaloi Holandën. Argjentinasit imponuan lojën e tyre dhe në të Molina kaloi në avantazh ekipin e tij. Messi dha pasimin për këtë gol. Në të dytën kapiteni i skuadrës amerikano-jugore realizoi vetë me 11-metërsh. Goditja e tij nuk i dha shansin portierit të reagonte. Weghorst i aktivizuar në pjesën e dytë mbajti në lojë holandezët. Ai realizoi 2 herë për të çuar sfidën në shtesë në të 83’ dhe në sekondat e fundit. Në pjesët shtesë nuk pati ndryshim të rezultatit, ndërsa te penalltitë argjentinasit u treguan më të qartë.

Gjysmëfinalja mes Kroacisë dhe Argjentinës do të luhet më 13 Dhjetor. Përballja tjetër do të vendoset të shtunën pas takimeve Marok-Portugali dhe Angli-Francë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share