Derbi kroat Hajduk – Dinamo/ ”Torcida” demoloi stadiumin dhe shkaktoi kaos në Split!

Kaosi ka mbretëruar dje në Split pas derbit Hajduk – Dinamo të gjysmëfinales së Kupës së Kroacisë.

Humbja e dytë brenda katër ditëve, ka irrituar tejmase tifozët e Hajdukut “Torcida” të cilët pas ndeshjes u futën në terren për t`u përplasur me tifozët mysafirë “Bad Blue Boys”.

Por, këtu nuk u ndal kaosi. U transferua rreth “Poljudit” dhe nëpër rrugët e Splitit. Nëpër rrjetet sociale janë shpërndarë video-materiale të shumta të përballjes së tifozëve me policinë kroate.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Raportohet për tre policë të lënduar, kurse janë arrestuar 51 tifozë të Hajdukut.

Sipas mediave kroate, numri mund të rritet pas kontrollimit të kamerave të sigurisë. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share