Kriza energjetike: Mblidhet Këshilli i Sigurisë

KOVAÇEVSKI: NA PRET DIMRI MË I VËSHTIRË PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE

Edhe pas mbledhjes së 17 të Këshillit të sigurisë, Kryeministri doli para opinionit dhe tha se ka plan si të sigurojë energji elektrike për qytetarët dhe bizneset 24/7, pa ndërprerë, por disa herë kujtoi se kjo do të jetë një dimër i rëndë.

Kovaçevski beson se do të ketë ndihmë nga Bullgaria dhe Serbia e për këtë çështje ka folur në dy vizitat e fundit në Beograd dhe Sofje. Ai gjithashtu informoi për planin e Qeverisë për të maksimizuar kapacitetet prodhuese të energjisë elektrike.
DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

– Do të rrisim prodhimin e energjisë elektrike për 20% dhe për këtë qëllim kemi urdhëruar edhe ESM-në.
– Nisja e punës në bllokun e 3-të në REK- Manastiri, nisja me punë e kazanit të dytë në TEC-Negotinë, puna e hidrocentraleve dhe çka është më e rëndësishme shfrytëzimi i gjithë potencialit dhe vërja në funksion i centralit për gaz Teto në Shkup, deklaroi Kovaçevski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

Edhe nëse vehen në funksion të gjitha kapacitetet për prodhimin e energjisë elektrike askush nuk mund të garantojë se do të ketë energji elektrike pa ndërprerë, e kjo edhe për shkak se asnjë investim nuk është bërë në fushën e prodhimit të energjisë elektrike e gjithçka që është investuar në REK-Bitola është bërë para 40 viteve.

– Në Maqedoninë e Veriut dhe në Maqedoni nuk është investuar në kapacitete më të mëdha energjetike nga dita e pavarësisë së shtetit, deklaroi Kryeministri Kovaçevski.
Në situatë si kjo edhe opsioni i importit të energjisë elektrike nuk është real. Kërkesa për qymyr dhe mazut është e madhe e oferta e kufizuar, kjo ndikon në rritjen e çmimeve të energjisë elektrike.
Kovaçevski insiston se me rritjen e fundit të çmimit të energjisë elektrike, qytetarët e Maqedonisë paguajnë çmime më të ulëta në Evropë.
Problem tjetër për të cilin foli Kovaçevsi është edhe gërmimi i kriptovalutave raporton KlanM.


– Kur i analizuam harxhimet e energjisë elektrike, ka shtëpi por edhe kompani ku harxhohet shumë energji elektrike. Dhe kjo është për shkak të gërmimit të kriptovalutave. Kjo duhet të ndalet.
Kjo energji elektrike është ajo që subvencionohet për qytetarët.
– Përse nuk po e ndjekim shembullin e Kosovës? Kur filloi kriza energjetike u ndaluan, në Kosovë është joligjore të gërmohet kriptovaluta.
Po, mundet, por për këtë do të duhet një ligj. Derisa nuk vjen ligji jemi të detyruar që vetëm të apelojmë, deklaroi Kryemnistri Kovaçevski./KlanMacedonia.

 

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share