Kapen 12 imigrantë në Gjevgjeli

12 imigrantë janë kapur në një “Mercedes”, njoftojnë nga MPB.

Sipas policisë, mbrëmë në ora 21:45 në magjistralen Gjevgjeli-Shkup, në kryqëzimin Miravci, automjeti “Mercedes” me targa nacionale serbe nuk është ndalur në shenjë ndalimi të dhënë nga policia kufitare “Bogorodicë”.

“Së shpejti është gjetur automjeti dhe në të janë gjetur 12 immigrant,ë të cilët janë shoqëruar dhe vendosur në Qendrën e pritjes transitore “Vinoyug” në Gjevgjeli.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Për rastin është njoftuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet raporti përkatës”, njoftojnë nga MPB.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share