Kriza energjetike: Greqia do ta ndihmojë RMV-në me thëngjill dhe mazut

INVESTITOR GREK I INETERESUAR PËR NDËRTIMIN E NJË CENTRALI TË GAZIT

Me qëllim të tejkalimit të krizës energjetike, Greqia do ta furnizojë Maqedoninë e Veriut me mazut dhe thëngjill si lëndë të parë për prodhimin e energjisë elektrike. Një marrëveshje të këtillë kanë arritur në Athinë delegacionet e RMV-së dhe Greqisë, për funksionimin e elektranave në Manastir, Osllomej dhe Negotinë.

“Arritëm marrëveshje se furnizimi me thëngjill do të bëhet pa pengesa gjatë gjithë periudhës, ku do të lëshohen në përdorim kapacitetet e Termocentralit në Manastir dhe Osllomej. Arritëm marrëveshje edhe për furnizim me mazut që pa pengesa të punojë edhe Termocentrali në Negotinë”, deklaroi Dimitar Kovaçevski- Kryeministër i RMV-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjatë takimeve midis dy delegacioneve është thënë se një investitor grek ka shfaqur interesim për të ndërtuar një central gazi në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për një central të madh gazi deri në 200 megavat në Shkup, që vlerësohet si investim strategjik.

Ndërkaq nga Kabineti I Kryeministrit grek, Kirjakos Micotakis, kanë thënë se Greqia është e gatshme ta mbështesë RMV-në në këto kohëra të vështira dhe mund të kontribuojë në diversifikimin e burimeve energjetike dhe përforcimin e lidhjeve./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share