Fraksion në VMRO, synohet heqja e Mickoskit nga pozita e liderit

Mickoski: Nuk kam çfarë të humbas kohë ta komentojë

Një fraksion i përbërë nga një grup anëtarësh të VMRO – DPMNE-së, të udhëhequr nga ish ministri i Brendshëm, Oliver Andonov paralajmëruan iniciativë për heqjen e Hrisitjan Mickoskit nga pozita e liderit dhe revitalizim demokratik të partisë. Andonov tha se, Mickoski është i harxhuar politikisht dhe nën udhëheqjen e tij, për pesë vite, partia nuk marrë pjesë në ndonjë proces dhe nuk ka mbrojtur ndonjë interes nacional.

“Thirrje e hapur dhe publike drejtuar Mickoskit që të jap dorëheqje nga pozicioni i tij – kryetar i VMRO – DPMNE-së dhe me atë, të hapet rruga të realizohen reformat e domosdoshme në VMRO – DPMNE dhe partia të kthehet përsëri në piedestal si partë demokratike normale dhe jo si simbol i dekadencës politike” – deklaroi Andonov, VMRO-DPMNE.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Mickoski nuk ka dashur të komentojë iniciativën e Andodnovit, duke thënë se se çdo ditë njerëz të tillë dëshirojnë ta heqin nga pozita.

“Nuk mund të them se, në VMRO – DPMNE ka fraksion. Për ndryshe, njerëz të tillë mua më ndërrojnë katër vite çdo ditë ndërsa VMRO – DPMNE është gjithnjë e më e fortë, më e unifikuar, më kohezive dhe ashtu do të jetë edhe në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare me fitore bindëse. Për atë, nuk kam çfarë të humbas kohën tuaj ta komentojë” – deklaroi Mickoski.

Kjo nuk është hera e parë që grupe brenda VMRO – DPMNE-së shprehin pakënaqësinë ndaj Mickoskit dhe kërkojnë dorëheqjen e tillë nga pozita e liderit. Një kërkesë të këtillë ka pasur edhe para dy viteve, nga një grup i përbërë nga figura të shquara partiake, mes të cilave edhe Ivica Koski, Nikolla Todorov, Nikolla Poposki dhe Sasho Mijallkov. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share