“Kriminelë të regjur”, mediat greke: Banda e shqiptarëve fshihet pas vrasjes së 37-vjeçarit në Athinë

Një bandë e njohur shqiptarësh në Athinë mendohet se fshihet pas vrasjes së 37-vjeçarit shqiptar Pëllumb Islami. Viktima nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen, por ishte në vendin e gabuar dhe kohën e gabuar. Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës në një lokal në lagjen “Nea Jonia”në kryeqytetin grek.

Aty ishte edhe banda famëkeqe e shqiptarëve, siç konsiderohen nga mediat greke, mes të cilëve nisi një sherr që më pas degradoi në përdorimin e armëve. Njëri prej tyre nxorri armën dhe qëlloi. Plumbat prekën 37-vjeçarin shqiptar që qëndronte në një tavolinë tjetër me shoqërinë e tij. Ai u dërgua në spital, por fatkeqësisht mjekët nuk mundën ta shpëtonin.

Në ngjarjen kriminale janë përfshirë 7 persona që u përleshën me njëri-tjetrin, sipas policisë greke, nga të cilët janë identifikuar 3 prej tyre deri më tani.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Këta persona janë kontigjent kriminal dhe emra të njohur për autoritetet greke. Ata quhen “Grupi L” dhe bëhet fjalë për një bandë shqiptarësh. “Kriminelë të regjur” i konsideron shtypi grek, të përfshirë në trafik droge, prostitucion, trafikim të qenieve njerëzore, armëmbajtje pa leje etj.

Ky grup kontrollon trafikun e drogës në Athinë, ka lidhje të forta me botën e krimit si dhe kontrollojnë disa zona ku ushtrohet prostitucion në rrugët e kryeqytetit.

Njëri prej shqiptarëve të arrestuar tashmë është një 32-vjeçar i cili pak kohë më parë kishte mbajtur peng një vajzë të re të cilën e kishte mashtruar për të punuar në një lokal nate që kontrollohej prej grupit të tyre, dhe më pas e kishte shfrytëzuar për prostitucion. Vajza kishte arritur të largohej dhe denoncoi në polici.

Më 16 Tetor 2022, policia greke bastisi lokalin e natës të kontrolluar nga banda e shqiptarëve. Hetimi u bë në fshehtësi të plotë nga frika e dekonspirimit pasi grupi kriminal mbante kontakte edhe me policë, raportojnë mediat greke.

Autoritetet e vendit fqinj, në dosjet e tyre, e cilësojnë këtë bandë si grup mafioz që ka depërtuar në shumë nivele dhe mban kontakte edhe më shumë të burgosur nëpër burgje e Greqisë.  /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share