Mediat në Mal të Zi: Abazoviqi u evakuua nga diskoteka në Budvë, nuk u sulmua

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është evakuuar mbrëmë nga diskoteka “Top Hill” në Budvë ku po mbante koncert Dino Merlin.

Policia jozyrtarisht i ka thënë portalit malazez CdM-së se ai nuk është sulmuar, por se ka pasur një konflikt mes disa personave dhe se në atë moment pranë tyre ka kaluar Abazoviqi.

Dëshmitarët e ngjarjes i thanë CdM se panë policinë të evakuonte Abazoviqin dhe të ndalonte disa persona.

“Duket se është sulmuar sepse burri e shante para se të hynte në komisariat. Duhet të kenë ndërhyrë 15-20 policë”, thanë dëshmitarët, transmeton Klankosova.tv

Policia thekson se ai nuk është sulmuar.

“Kishte shtyrje mes disa personave dhe Abazoviqi ishte duke ecur drejt daljes në atë moment”, tha policia jozyrtarisht për këtë media malazeze.

Abazoviq dhe policia ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare për këtë rast, transmeton Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share