“Krim makabër” – Bytyqi: Kriminelët pas grilave, të marrin dënimin e merituar

“Krim makabër” e llogariti zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska. Sipas tij, autorët e këtij krimi, janë monstra të krijuara nga sjelljet e pakuptueshme e disa qarqeve të ndryshme të shoqërisë. Bytyqi lëvdoi organet hetuese për zbardhjen e rastit, sipas tij, në afat rekord.

“Ajo që më vjen mirë është që MPB dhe Prokuroria në një kohë rekord kanë zbardhur rastin dhe sot, mendoj se në këto momente vendoset edhe për parabaurgimin edhe të personit të katërt në këtë rast. Kjo dëshmon se , në fakt do të ishte mirë sikur të parandaloheshin raste të tilla, por në fund, mendoj se zbardhja e rastit duke i çuar kriminelët pas grilave është dënimi i merituar dhe tani i ngelet prokurorisë dhe gjyqësorit të bëjnë punën e tyre”, deklaroi Fatmir Bytyqi në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share