Krerët e shtetit me thirrje për unifikim rreth procesit eurointegrues

PENDAROVSKI: DUHET T’I BRAKTISIM SHPREHITË E VJETRA DHE TË JAPIM REZULTATE KONKRETE

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski dhe kryeministri, Dimitar Kovaçevski u kanë bërë thirrje faktorit politik në vend që të unifikohen dhe të jenë konstruktiv në procesin eurointegrues të vendit. Në fjalimin e tij gjatë panel diskutimit “Në rrugën evropiane: Reforma të reja, mundësi të reja!”, Pendarovski tha se integrimet evropiane nuk mund të jenë qëllim dhe prioritet i vetëm një garniture politike, pasi ai është projekt nacional që të gjitha partitë relevante politike e mbështesin nga fillimi i pavarësisë së vendit deri më sot. Ai porosit se, duhet të braktisen shprehitë dhe praktikat e vjetra dhe të jepen rezultate konkrete.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“U bëj apel të gjithë aktorëve politik, si atyre të pushtetit, ashtu edhe atyre të opozitës, që në mënyrë konstruktive të kyçen në procesin dhe të kontribuojnë për zhvillimin e papenguar të tij. Si një përpjekje mbipartiake, reformat evropiane mund të na ndihmojë të kthejmë të mirën e përgjithshme dhe interesin publik në qendrën e diskursit dhe praktikës politike. Në atë mënyrë do t’i realizojmë edhe prioritetet vitale nacionale strategjike, ndërsa ato janë të dëshmojmë bashkërisht zhvillim të fuqishëm ekonomik dhe shoqëror, besim më të madh te institucionet dhe ulje drastike e largimit të të rinjve”, deklaroi presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski.

Nga ana tjetër, Kovaçevski ju bëri thirrje të gjitha institucioneve të punojnë me dinamikë të përshpejtuar në zbatimin e gjithë asaj që është theksuar në raportin e progresit të Komisionit Evropian. Ai shtoi se, përparimi në rrugën eurointegruese është detyrë e të gjitha partive në vend, duke thënë se nuk mundet bllokimi i ardhmërisë së shtetit të vet të jetë agjendë politike.

“Ju bëj thirrje të gjithëve në Kuvend të unifikohemi për ardhmërinë e këtij shteti, sepse ne që jemi në ulëset e Kuvendit, në zyrat në Qeveri varet se sa shpejtë do të zbatohen reformat. Unë jam i bindur që deri në 2030 shteti ynë mund të bëhet anëtare e BE-së, sepse deri më tani 45% e legjislacionit evropian është harmonizuar me legjislacionin tonë. Ne kemi ekipe, profesionistë të cilët me vite janë në ministri që e dinë çfarë duhet të bëjnë në pjesën e harmonizimit të legjislacionit”, deklaroi kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski.

Kujtojmë se ditë më parë, Komisioni Evropian publikoi raportin për progresin e Maqedonisë së Veriut në procesin eurointegrues. Eurokomesari për Zgjerim, Oliver Varheji gjatë prezantimit të raportit mes tjerash tha se, vendi duhet të përshpejtojë dinamikën e reformave, të vazhdojë lufta kundër korrupsionit dhe të bëhen përpjekje të mëtejshme në reformën e administratës publike./KlanMacedonia/

Gazetare: Teuta Buçi

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share