Tetovë: Në lumin Shkumbini gjendet trupi I pajetë i një 16-vjeçari

SPB – TETOVË: TRUPI I PAJETË ËSHTË DËRGUAR PËR OBDUKSION

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Banjë e Tetovës,”. Policia ka konfirmuar se bëhet fjalë për një 16-vjeçar nga fshati Novo Sellë e Komunës së Zhelinës.

I ati i viktimës në orët e mbrëmjes së djeshme kishte kërkuar ndihmë edhe nga Ekipet e Zjarrfikësve të Tetovës. Ata kanë vijuar kërkimet deri në mëngjes ku edhe gjejnë kufomën. Vetura e të ndjerit është gjetur afër lumit Shkumbini.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Në orën 12:30 të mbrëmjes prindi i viktimës erdhi tek njësiti i zjarrfikësve dhe kërkoi ndihmë nga ne, kështu që dolëm dhe gjetëm vendndodhjen e veturës, e cila ishte afërsisht afër banjës së Tetovës, së bashku me njësitin policor, kërkuam deri në mëngjes derisa u gjet dhe kufoma, e nxorëm kufomën nga lumi. Nuk quhet aksident sepse vetura është gjetur rreth lumit, vetura nuk është e dëmtuar çdo gjë që ka vetura është në rregull, personin nuk e gjetëm aty dhe pastaj kërkuam rreth lumit dhe sot në mëngjes gjetëm edhe kufomën” – tha Avni Ameti, komandant i NJTKZ-Tetovë.

SPB-Tetovë, njofton se babai I të ndjerit gjatë ditës së djeshme kishte denoncuar në polici se I mituri me veturë është larguar nga shtëpia në oërn 16.00. Vetura është gjetur pas orës 02.00 të mesnatës në Banjën e Tetovës, kurse trupi I pajetë në orët e mëngjesit të sotëm.

“Sot (22.12.2022) në ora 07:10 në ujërat e lumit Shkumbin, rrugës për në vendin e quajtur “Banjiçe” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë gjetur trupin e pa jetë e të miturit nga Novo Sella- Komuna e Zhelinës, për të cilin babai i tij J. H. (46) ka raportuar se më datë 21.12.2022 rreth orës 16:00 është larguar nga shtëpia me veturën “Audi” me targa regjistrimi të Tetovës. Më herët, rreth orës 02.20, vetura është gjetur pranë një objekti hotelierik në vendin e quajtur “Banjiçe”. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ekipit të Ndihmës së Shpejtë dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dërguar për obduksion” – thonë nga SPB-Tetovë.

Press-shërbimi I Prokurorisë Publike ka njoftuar se Prokurori Publik ka dhënë urdhër që të grumbullohen të gjitha gjurmët dhe dëshmitë me qëllim të konstatimit të shkaqeve të vdekjes.

Ndryshe, sipas informacioneve tjera, I ndjeri ka qenë nxënës në Shkollën e Mesme Ekonomike në Tetovë dhe sipas nxënësve dhe mësimdhënësve ka qenë nxënës i urtë. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share