Krerët e ASH-së takuan vëllezërit nga Nakushtaku që u pajisën me nënshtetësi

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, bashkë me drejtuesit dhe funksionarët e partisë, qëndruan në fshatin Nakushtak të Kumanovës, ku 5 vëllezër të familjes Agushi nga ky vendbanim, siç thuhet, për herë të parë janë pajisur me shtetësi dhe dokumente personale. Kjo ka ndodhur, siç thonë nga ASH, falë ligjit të ri me të cilin përfundimisht u zgjodh çështja e personave të paevidentuar.

“Deri më tani, në mungesë të certifikatës dhe shtetësisë, ata nuk kanë mundur të shfrytëzojnë asnjë të drejtë qytetare, nuk kanë pasur mbrojtje shëndetësore, punësim të rregullt, sigurim social, sigurim pensional, nuk kanë mundur të zhfrytëzojnë asnjë beneficion edhe pse vazhdimisht nga ana tjetër kanë qenë taksapagues të rregullt dhe banorë rezident. Pesë vëllezërit nga familja Agushi ishin në mesin e mbi 700 bashkëqytetarëve të cilët gjithë jetën e tyre, edhe pse kanë lindur dhe jetuar në Maqedoni, me dekada nuk kanë qenë të evidentuar dhe nuk kanë qenë të pajisur me dokumente personale. Me ndryshimet e fundit ligjore, Maqedonia e Veriut bëhet vendi i parë në Evropë dhe i dyti në botë që përfundimisht zgjidh problemin e personave të paevidentuar”, thonë nga ASH./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share