Kovaçevski: Vendimi i LD-së nuk cënon stabilitetin e shumicës

“TRAJANOVI TË MOS BËHET PENG I MICKOSKIT DHE APASIEVIT”

Shumica e re parlamentare është e fuqishme dhe stabile – thotë Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke vlerësuar se kabineti I tij I ri qeveritar në Kuvend do të votohet me së paku 64 vota. Lidhur me vendimin e Lidhjes Demokratike për të braktisur Qeverinë, Kryeministri shpreson se kjo parti nuk do të bëhet peng i Mickoskit dhe Apasievit.

“Vendimi i LD-së nuk cënon fuqinë dhe stabilitetin e shumicës qeveritare. Mund të them se më gëzon deklarata se LD mbetet në rrugën evropiane të vendit, por që në praktikë nuk u konfirmua pasi deputeti I LD-së nuk e votoi Marrëveshjen me FRONTEX.  Shpresoj se Trajanovi si një politikan me përvojë nuk do të vehet në situatë sikurse Mickoski të bëhet peng I Apasievit” – tha Dimitar Kovaçevski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pas gjashtë viteve, Lidhje Demokratike dhe Pavle Trajanovi, kthehen në opozitë.

Ndërkohë, Zv/Ministri për Pushtet Lokal, Zoran Dimitrovski, që vjen nga radhët e LD-së, ka dhënë dorëheqje dhe ia ka dorëzuar Kryeministrit.

LD-ja ka një pozitë Drejtori në Ndërmarrje Publike, respektivisht në “Gazetën Zyrtare” dhe konform vendimit partiak edhe ai duhet të dorëhiqet.

Pavle Trajanovi deri më 2016 ishte pjesë e koalicionit të VMRO-DPMNE-së, por u largua vitin e njëjtë pas publikimit të “bombave”.

Pas Revolucionit Laraman, Trajanovi dhe LD-ja u bënë pjesë e Qeverisë së LSDM-së. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share