Abazi: Alimi përhap gënjeshtra për shkak të inatit personal ndaj meje

Komandanti i Stacionit Policor në Tetovë, Jetmir Abazi, ka përgënjeshtruar deklaratat e kryetarit të Sindikatës së Pavarur, Florim Alimi dhe i ka quajtur të rreme pretendimet e tij për keqpërdorim dhe përvetësim të pronës, për çka thotë se ka institucione kompetente që merren me këtë çështje, siç është Departamenti për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale.

“Florim Alimi përhap gënjeshtra nga padurimi dhe inati personal ndaj meje. Pretendimet e tij janë krejtësisht të rreme dhe unë do të bëj një padi private kundër tij për të gjitha këto shpifje” – ka deklaruar për Klan M, Komandanti i Stacionit Policor në Tetovë, Jetmir Abazi.

Ndryshe, sipas tij portali që ka publikuar lajmin për pronën e Abazit, është themeluar më 02 Nëntor dhe përveç tri lajmeve nuk ka postime të tjera, gjë që shton dyshimet për pretendime personale ndaj Komandantit të Stacionit Policor në Tetovë. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share