Kovaçevski priti Ambasadoren e SHBA-së, Ageler

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka takuar ambasadoren e re të SHBA-së në vend, Angela Price Ageler.

Siç thonë nga shërbimet qeveritare, kryeministri Kovaçevski i ka uruar mirëseardhjen ambasadores amerikane Ageler, duke shprehur besimin në një mandat të suksesshëm, si dhe zhvillimin e mëtejshëm të miqësisë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara.

“Në takim u konfirmua partneriteti i rëndësishëm strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, me një mesazh të qartë se ne kemi një partner dhe mik të sinqertë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U shpreh mbështetje e fortë për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili siguron jetë më të mirë për qytetarët në vendin e tyre. Në këtë drejtim u bisedua përr ëndësinë e ecurisë së mëtutjeshme të procesit të integrimit evropian”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në takim siç thuhet më tej në kumtesë, është diskutuar edhe për vendosmërinë e Qeverisë për sundimin e ligjit dhe përballjen e korrupsionit si të rëndësishme për qytetarët, por edhe për kompanitë, në kuadër të vendosmërisë së investitorëve për të investuar në shtetet ku ka siguri juridike./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share