U mbajt Diskutim i hapur me përfaqësuesit e sektorit të Teknologjive Informatike

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu, sot organizoi Diskutim të Hapur me përfaqësuesit e Odave Ekonomike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me antarët e sektorit të TI-së, për analizë të tregut dhe për të shprehur pikëpamjet e kompanive në lidhje me zhvillimet aktuale dhe sfidat në sferën e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit

Takimi i sotëm është në përputhje të plotë me politikat e MSHIA-së për transparencë të plotë dhe premtim publik për hulumtimin e tregut, në kontekst të vendosjes së bashkëpunimit të mundshëm në dobi të qytetarëve dhe të sektorit të biznesit.

Të pranishëmve iu prezantua edhe një pjesë e punës së MSHIA-së, nëpërmjet prezantimit të dy sistemeve të ministrisë: DMS – Sistemi i Menaxhimit të dokumenteve dhe HRMIS – Sistemi i Informacionit për Udhëheqje me Burimet Njerëzore.

Ministri Aliu theksoi se, për t’u siguruar shërbime publike kualitative dhe për të promovuar zhvillimin ekonomik është i domosdoshëm bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe kompanive private.

,,Prioriteti ynë është që të ndihmojmë në garantimin e konkurrencës së lirë dhe transparente dhe të ndërmerren masa që të sigurohemi se politikat dhe rregulloret janë adekuate për zhvillimin e biznesit dhe investimeve dhe pikërisht për këtë konsultimet e rregullta me odat ekonomike janë të rëndësishme” theksoi Aliu. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share