Kovaçevski për Ballkanin e Hapur, ka politikan budallenjë që thonë se nuk ka kufi mes Serbisë dhe Shqipërisë

Ka politikan budallenjë që thonë se nuk ka kufi mes Serbisë dhe Shqipërisë dhe janë kundër iniciativës për Ballkanin e Hapur. Kështu sot u shpreh kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski gjatë diskutimit në Forumin e Prespës. Kufijtë janë burimi i korrupsionit, shtoi ai, informon Klan M.

“Ka budallenjë politikan të cilët thonë se si mund të ekzistojë Ballkani i hapur pasi që nuk ka kufi mes Serbisë dhe Shqipërisë. Atëherë si eksizton BE-ja ku është kufiri mes Greqisë dhe Portugalisë apo Bullgarisë dhe Suedisë. A e shihni se çfarë politikan kemi në Ballkan, duan të gjejnë diçka ndonjë çmenduri apo gjë të pakuptueshme që të prishet bashkëpunimi. Paradoksi më I madh është që ne nuk kishim kufi mes vete tani kemi të gjithë kufi”, ka deklaruar kryeministri Kovaçevski. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share