Një vajzë 14 vjeçare humbi jetën mbrëmë në Shkup nga zjarri në vagonin cisternë

Një person ka humbur jetën mbrëmë pas djegies së një vagoni-cisternë në afërsi të stacionit hekurudhor në vendbanimin Ilinden në Shkup.

Nga Brigada Territoriale e Zjarrfikësve, e cila ka intervenuar në vendin e aksidentit, kanë thënë për MIA-n se në vagon ka pasur një person të vdekur, me gjasë nga elektroshoku.

Në terren janë dërguar dy automjete dhe shtatë zjarrfikës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se rasti është raportuar në orën 21:05 në njësinë policore në Petrovec.

“Në ora 21:05 në DP-Petrovec, S.K. ka raportuar se në vendbanimin Ilinden afër stacionit hekurudhor në depon e “Makpetrol”-it nga ana e personave të mitur është djegur një cisternë. Dy të miturit ndodhen në shtëpinë e tij dhe pas bisedës me fëmijët është bërë me dije se në cisternë me siguri ndodhet një femër e mitur dhe se ajo ka vdekur”, njoftojnë nga MPB.

Në vendngjarje kanë shkuar nëpunësit e policisë dhe po kryhen hetimet. Më shumë detaje nga Ministria e Brendshme njoftojnë për më vonë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share