Kovaçevski: Nuk është e nevojshme që takimi me Mickoskin të jetë i fshehur

MICKOSKI: PAS FESTAVE DO TË DIHET PËRBËRJA E PLOTË E QEVERISË TEKNIKE

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka mohuar se planifikon takim të fshehtë me kreun e VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ai tha se takimi do të zhvillohet në ndonjë hapësirë publike, por ende nuk është konkretizuar data. Në lidhje me këtë, Kovaçevski tha se kanë komunikim në nivel partiak, përkatësisht nënkryetari i VMRO – DPMNE-së është në komunikim të rregullt me zëvendëskryetaren e LSDM-së.

“Unë nuk e shoh të nevojshme të kemi takime të fshehura, kështu që kur të kemi takime, ai do të jetë takim i cili do të ndodhë në hapësirë publike, qoftë në Klubin e Deputetëve, qoftë në Kuvend, qoftë në rrugën “Maqedonia” në ndonjë kafene” – tha Kovaçevski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Mickoski në një intervistë për Pres 24, tha se nuk ka pasur takim me kryeministrin dhe nuk ekziston diçka e tillë si paralajmërim publik për takim.

“Unë e kuptoj atë. Dëshiron të kemi takim, më pas tek ai në parti t’u thotë gjëra që nuk kanë ndodhur, t’u krijojë shpresë të rrejshme dhe në atë mënyrë të krijojë pasqyrë për ndonjë lloj unifikimi, që të mbajë partinë në të cilën ka pakënaqësi evidente në më shumë baza. Këto janë punët e tyre, por unë e di se, kurdo që të kemi takim opinioni do të njoftohet për atë” – tha Mickoski.

Sa i përket qeverisë teknike, Mickoski tha se pas festës së Ujit të Bekuar do të ketë pasqyrë të plotë të përbërjes së saj.

Qeveria teknike duhet të votohet më 28 janar, në mënyrë që të respektohen afatet ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 8 maj. Kryeministër teknik do të jetë Talat Xhaferi. Edhe LSDM ka përcaktuar listën e anëtarëve që do të jenë pjesë e Qeverisë teknike, mbetet që të njëjtën ta bëjë edhe VMRO, në mënyrë që të kompletohet përbërja. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share