Kovaçevski nga OKB: Nga vendi i misioneve paqësore – RMV faktor stabiliteti

30 VJET RMV NË OKB – DELEGACIONI QEVERITAR NË SHBA

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka mbajtur një fjalim para Këshillit për Siguri të Kombeve të Bashkuara, duke u bërë Kryeministri I parë nga Maqedonia e Veriut që I është drejtuar këtij Këshilli. Tema ka qenë agjenda e paqës e propozuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteresh, njofton KlanM.

Në Njujork, para Këshillit për Siguri të OKB-së, Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sic njofton KlanM, tha se Maqedonia e Veriut është bërë shembull për zgjidhjen e çështjeve të hapura brenda dhe me fqinjtë dhe në 30 vitet e kaluara ka marrë shumë vendime të rënda, që kanë rezultuar që vendi të bëhet anëtare e NATO-s dhe të nisin negociatat me BE-në.

“Nga vendi i misioneve paqësore të organizatave ndërkombëtare jemi bërë faktor stabiliteti dhe nikoqir të negociatave paqësore të vendeve tjera. Ka edhe shumë punë para nesh për të realizuar qëllimet mijëvjeçare për zhvillim të qëndrueshëm” – tha Dimitar Kovaçevski.

Pas pjesëmarrjes në debatin e hapur të nivelit të lartë të Këshillit për Siguri, sic percjell KlanM, Kryeministri dha edhe një deklaratë në OKB.

“Ne jemi vendi ku janë deponuar marrëveshjet e Procesit të Berlinit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendi që kryeson me OSBE-në në vitin më të vështirë në kontinentin evropian pas Luftës së Dytë Botërore” – deklaroi Kovaçevski.

Si pjesë e programit për shënimin e 30-vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në OKB, Kryeministri Dimitar Kovaçevski i shoqëruar nga Zv/Kryeministrja Slavica Grkovska dhe Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, qëndrojnë për vizitë zyrtare në SHBA, njofton KlanM.

Në Uashington, parashihen takime me Sekretarin Shtetëror Amerikan, Entoni, Blinken, përfaqësuesin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, Zv/Këshilltarin për siguri kombëtare të SHBA-së, Xhonatan Fajner, Këshilltarin e Sekretarit të Shtetit, Derek Shole, me senatorë dhe kongresmenë si dhe anëtarë të bordit të Këshillit Atlantik. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share