OBSH-së: Rreth 4.5 milionë njerëz në botë vuajnë nga verbia e gleukomit

DITA BOTËRORE E GLAUKOMËS

Me rastin e ditës botërore të Glaukomit, sot në qendër të Shkupit u mbajt një aksion për kontrollin dhe matjen e tensionit të syve. Mjekja Irina Bogdanova deklaroi se kontrolli i tensionit tësyve duhet të jetë pjesë e kontrolleve sistematike. Kjo për shkak se qytetarët duhet të jenë më të informuar dhe ta kuptojnë se çfarë është glaukoma dhe çfarë sëmundje paraqet tek ne.

“Qytetarët, duhet  të dijnë se çfarë është glaukoma, çfarë sjellë kjo sëmundje duhet të familjarizohen me këtë sëmundje sepse është shkaktari i dytë i verbërisë në mbarë botën, por edhe në vendin tonë. Çdo ditë në Klinikë përballemi me mijëra pacientë të rinj të cilët janë diagnostikuar rastësisht me këtë sëmundje. E përmend rastësisht sepse sëmundja është asimptomatike” – tha Irina Bogdanova, mjeke.

Ajo ka shpjeguar se Glaukoma është shkaktari i dytë i verbërisë në mbarë botën, por edhe në vendin tonë.

“Glaukoma është shkaktari i dytë i verbërisë në mbarë botën, por edhe në vendin tonë. Çdo ditë në Klinikë përballemi me mijëra pacientë të rinj të cilët vijnë dhe diagnostikohen me këtë sëmundje – rastësisht. E përmend rastësisht sepse sëmundja është asimptomatike. Kabineti prodhoi gjithashtu fletëpalosje mbi glaukomën. Ato përmbajnë të gjitha të dhënat që kanë të bëjnë me sëmundjen, sa shpesh duhet shkuar për ekzaminim, si bëhet skriningu e kështu me radhë” – tha Irina Bogdanova, mjeke.

Glaukomi paraqet sëmundje serioze të syrit që është progresive, e cila karakterizohet me rritje të shtypjes së syrit e që çon deri tek dëmtimi i nervit optik.   Aksioni i mbajtur sot në Shkup do të vazhdojë edhe në qytete të tjera të vendit. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share