Kovaçevski në PFD2023: RMV-ja dhe rajoni i takojnë BE-së, shans që nuk duhet lëshuar!

 

“MESAZHET E PARTNERËVE TË QARTA – BALLKANI NË BE DERI 2030”

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka mbajtur një fjalim në sesionin “Bashkëpunimi i sinqertë rajonal mban stabil rajonin” në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog që mbahet në Strugë ku marrin pjesë përfaqësues të nivelit të lartë politik nga rajoni, BE-ja, SHBA-të dhe NATO-ja, njofton KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Asnjëherë nuk kanë qenë më të qarta mesazhet e partnerëve tanë strategjik se deri në vitin 2030 ekziston mundësia e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor – tha Kryeministri Kovaçevski.

Sipas tij, sic percjell KlanM, lufta në Ukrainë rikujtoi se në sipërfaqen gjeografike të Evropës, ekziston një zbrazëtirë gjeostrategjike, duke shtuar se nuk duhet të harrohet se 700 kilometra larg sot zhvillohet një luftë.

“Qëllimi politik i Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi fuqiplotë në BE. Vendi ynë është në BE, kurse nismat rajonale janë një nga mënyrat e bashkëpunimit më të mirë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Të gjithë vendet e rajonit praktikisht jemi në këtë rrugë. Rajoni sot ka potencialin e duhur të liderëve për të miratuar vendime të këtilla”, tha Kovaçevski.

Zbrazëtira gjeostrategjike, sic percjell KlanM deklaratën e Kryeministrit Kovaçevski, paraqet derë të hapur për erërat që luhatin stabilitetin e Ballkanit të brishtë Perëndimor, me këtë edhe të BE-së.

“Nuk duhet të harrojmë se BE-ja ka dy kufij, njëri është kufiri i jashtëm I BE-së, kurse tjetri ai i brendshëm me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky është kufiri që në të ardhmen, deri në 2030, duhet që bashkërisht të punojmë të mos ekzistojë më”, deklaroi Kovaçevski.

Duke përmendur Marrëveshjen e Prespës si model për zgjidhjen e kontesteve dypalëshe, sic njofton KlanM, Kryeministri Kovaçevski gjatë fjalimit, në kontekst të bashkëpunimit rajonal ka përmendur Procesin e Berlinit, por edhe nismën “Ballkani i Hapur”, kurse sipas tij, me Korridorin 8 Maqedonia e Veriut krahas qasjes deri në portin e Selanikut, do të fitojë qasje edhe në portet e Durrësit në Shqipëri dhe Burgasit në Bullgari. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share