Arratiset nga burgu i dënuari për vrasje – kapet sërish nga policia

Një i burgosur i dënuar me 16 vite burg për veprën penale “vrasje”, kishte arritur të arratiset nga Burgu i Prilepit, informon KlanM.

Bëhet fjalë për një 60 vjeçar nga Novaci, i cili ishte shpallur në kërkim.

MPB njoftoi se gjatë ditës së sotme, Policia kriminale nga Manastiri e kishte arrestuar 60 vjeçarin me iniciale R.R i dënuar për vrasje dhe i arratisur nga burgu. Atij, siç thonë nga MPB, i kanë ngelur edhe 9 vite e 7 muaj nga dënimi i përgjithshëm dhe i njejti pritet t’i dorëzohet institucionit përkatës penal, për vuajtjen e  dënimit./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share