Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së SHSUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi, nuk ka komentuar vrasjen e shtatzënës në oborrin e Gjinekologjisë, raporton Ekonomia Online.
Ajo është pyetur nga gazetarët se a do të jap dorëheqje dhe se a ka mundur të shpëtohet foshnja mbrëmë.Por e njëjta nuk ka folur fare para mediave.
Gazetarëve nuk u është përgjigjur as ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku.