Beograd: Prindërit e klasës VII/2 të prerë – viti shkollor ka përfunduar më 3 maj!

NGRITET PROCEDURË KUNDËR NËNËS SË TË MITURIT QË KREU MASAKRËN

Në Shkollën Fillore “Vladislav Ribnikar” të Beogradit, aty ku më 3 Maj një nxënës i mitur vrau 10 persona, ka nis procesi mësimor me orë të shkurtuara. Mediat serbe njoftojnë se në çdo ndërrim do të ketë nga gjashtë police, njofton KlanM.

Më shumë se 200 prindër, duke kërkuar përgjigje në shumë pyetje, kërkojnë që viti shkollor të ndërpritet, sic thonë, për shkak se 3 Maji – Dita e Tragjedisë është dita e fundit e vitit shkollor.

Në këtë shkollë, sic percjell KlanM, dje është mbajtur edhe një takim me një grup të prindërve të klasës VII/2, klasë kjo ku ndodhi tragjedia, me Ministra dhe përfaqësues të kabinetit qeveritar serb. Prindërit kanë përsëritur kërkesën se viti shkollor ka përfunduar më 3 Maj.

Ndërkohë, Prokuroria Publike e Beogradit, sic percjell KalnM, ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare ka formuar lëndë lidhur me masakrën në këtë shkollë fillore, me qëllim të konstatimit nëse ka përgjegjësi tek nëna e 14-vjecarit që keu vrasjet. Do të konstatohet nëse e ëma mund të përgjigjet penalisht për veprën penale “lënien pasdore dhe keqpërodrimin e të miturit”.

Autoritetet serbe, sic percjell KlanM, kanë njoftuar se në kuadër të aksionit për dorëzimin vullnetar të armëve, deri të shtunën në mbrëmje janë dorëzuar 33.427 copë armë dhe mjete shpërthyese dhe mbi 1.3 milion copë municione. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share